Modelja e njohur Oriola Marashi ka rikthyer edhe një herë vëmendjen e ndjekësve të saj me një postim provokues dhe plot stil, ku shfaqet në një fushë tenisi.
Modelja shqiptare ka pozuar me një veshje të bardhë elegante që përfshin një bluzë të hollë me dekolte të theksuar dhe një fund tenisi me palë, teksa mban në dorë një raketë me dorezë rozë.
Syzet me xham të errët, bizhuteritë elegante dhe ora klasike në dorë i japin modeles nje pamje luksi që tashmë jemi mësuar ta shohim tek ajo.
Oriola është një nga modelet e cila nuk i mungon asnjëherë rrjeteve sociale, shpesh ajo befason me fotot sensuale.