Rritja e tensioneve dhe e akteve të dhunës gjatë protestave në kryeqytetin shqiptar ka tërhequr vëmendjen e institucioneve më të rëndësishme evropiane për të drejtat e njeriut dhe proceset zgjedhore.
Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut pranë OSBE-së ka publikuar një qëndrim zyrtar, duke kritikuar veprimet e policisë dhe duke kërkuar nisjen e hetimeve pa vonesë.
Të lidhura
None found
Në një njoftim drejtuar opinionit publik, ODIHR i ka bërë thirrje eksplicite strukturave ligjzbatuese në Shqipëri që t’i japin fund menjëherë ndërhyrjeve të përmasave jo proporcionale dhe arbitrare kundrejt qytetarëve, duke rikujtuar angazhimet ndërkombëtare që ka marrë përsipër shteti shqiptar.
Deklarata zyrtare e OSBE/ODIHR:
“Të alarmuar nga njoftimet për akte dhune gjatë protestave në Shqipëri, ODIHR u kërkon të gjitha palëve të ruajnë qetësinë. Forcat e rendit duhet të evitojnë çdo përdorim të forcës që është i jashtëligjshëm ose i përmasave të tepruara ndaj demonstruesve dhe çdo incident i tillë duhet të hetohet me shpejtësi dhe paanshmëri.”






