Çlirim Çepani, i ati i aktivistes Edlira Çepani ka surprizuar të bijën mbrëmjen e sotme në emisionin “Se Luan Topi” në Top Channel.
Ai ka emocionuar me mesazhin që ka dhënë për vajzën duke e mbështetur për humbjen e rëndë që përjetoi në Shtator të 2024.
Ai është shprehur se e donte Gert Bogdanin si djalin e tij, ndërsa shton se edhe ai e donte atë.
Babai i Edlirës: Ishte një emision për zgjedhjet në Amerikë dhe për Trumpin. Më merr në telefon në darkë vonë. Edhe më thotë jam kshu kshu. Edhe biseduam çik përpara. Kur mbaroi vonë më merr në telefon, më thotë e ndoqe? I thashë: Fjalë për fjalë. Dhe i thashë shkëlqyeshëm në çdo gjë dhe në argumenta edhe në pjekuri edhe në anën diplomatike, në të gjitha gjërat thashë. Je i shkëlqyer. Prandaj fli rehat thashë (qesh).
Eriona Rusi: Pra sikur u ndatë, ishte telefonata juaj e fundit?
Babai i Edlirës: E fundit. Ai në mëngjes iku, ishte ora 11, 12 kur biseduam. Po e kam fjalën që ishte shumë xhentil shumë i dashur, i kërkonte gjërat në perfeksion.