Do e merrnit mandatin e Berishës nëse dënohet? Alimehmeti: Ligji është ligj! Më pëlqen apo jo, zbatohet

Ilir Alimehmeti, kandidati për deputet i PD-së që mbeti jashtë Kuvendit, edhe pse siguroi mbi 18 mijë vota në Tiranë, i pyetur nëse do të merrte mandatin e Sali Berishës, nëse ai dënohej, u përgjigj duke thënë “ligji duhet zbatuar”.

Alimehmeti tha se ligji, i pëlqen ose jo, ligji duhet zbatuar.

“Ligji është ligj. Më pëlqen apo jo, zbatohet. Ligji flet dhe kemi parë sesi PD nuk pati problematika të këtij tipi, por dy dorëheqje dhe një kandidaturë për kryebashkiak dhe viza zbriti dhe automatikisht i takon të parit, të dytit dhe të tretit. Pra është thjesht zbatim legjislativ”, tha ai në emisionin Log. në News24.


Shtuar 22.05.2025 22:58