Nga zgjedhjet e 11 Majit, Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi morën besimin e mbi 6 mijë shqiptarëve, duke mos arritur të sigurojnë kështu as edhe një mandat në Kuvendin e Shqipërisë.
Lidhur me këtë rezultat ka folur vetë Alibeaj i cili ka pranuar me zë dhe figurë dështimin e tij në këto zgjedhje. Sipas deputetit, edhe në këto situata secili politikan duhet të ruajë seriozitetin dhe fytyrën duke pranuar rezultatin, sado zhgënjyes qoftë ai pasi ashtu si dhe vetë Alibeaj e tha rezultati i zgjedhjeve të 11 Majit është “peshqesh” nga vetë Sali Berisha.
“Duhet të japë sinjale duke filluar nga vetja. Rezultati që kam marrë unë është dështim. Është e udhës që dhe në këtë situatë do të duhet ruajtur fytyrën, serioziteti emancipimi politik po të doni ju.
Po, unë nuk jam nga ata s’më keni dëgjuar gjatë fushatës të bëja nga ato parashikimet, kontributi im do të ishte i suksesshëm nëse do të arrinim një situatë që Rama mos ishte kryeministër”, tha Alibeaj, teksa më tej vijoi të analizonte skemën e ndjekur në zgjedhjet e 11 majit ku me “bekimin” e vetë kryedemokratit, sipas tij, Edi Rama fitoi mbi 9 mandate “dhuratë”.
Pjesë nga fjala e Alibeajt:
Duhet të japë sinjale duke filluar nga vetja. Rezultati që kam marrë unë është dështim. Është e udhës që dhe në këtë situatë do të duhet ruajtur fytyrën, serioziteti emancipimi politik po të doni ju. Po, unë nuk jam nga ata s’më keni dëgjuar gjatë fushatës të bëja nga ato parashikimet, kontributi im do të ishte i suksesshëm nëse do të arrinim një situatë që Rama mos ishte kryeministër.
Kur e them këtë nuk e them vetëm për veten, e thosha dhe duke parë atë që perceptoja. Dola i pasuksesshëm. Tani dalim te arsyet, unë nuk dua të qahem për të gjitha pengesat apo disavantazhet, por për interes publik duhet ti them. Çështja e sistemit në 26 korrik të vitit të kaluar nuk ishte gjë tjetër veçse një dorëzim në tavolinë prej Sali Berishës. Gjatë kohës që isha unë përfaqësues i opozitës kërkesat e Ramës ishin të thjeshta, më jep primin. Nuk kishte asnjë shans. Erdhi Berisha dhe ja dha primin.
E mbani mend atë 12 mandate që thashë unë, 12 mandate iu dhanë në tavolinë. Ka marrë sot 53%, logjikisht duhet të ishte diku 74 mandate, numëron 83. Pra ka marrë 9 mandate më tepër përveç kësaj që vjet dha sinjalin në publik që loja ishte shitur. Mendoni ju se njerëzit janë kaq të paaftë sat ë kuptojnë këtë sinjal? Dalim te partitë e reja. Ju thoni nuk je votuar. Unë them po. Rezultati është i tillë që jo më pak se 170 mijë shqiptarë që kanë votuar partitë e reja, përjashtuar Tom Doshin , se nuk është parti e re dhe nuk është as parti e vogël madje përdor dhe mjete që e shkuara ka treguar që përdor mjete si Rama dhe Berisha.