Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Patos, në vendin e quajtur “ Kthesa e Portezës”.
Automjeti tip “ Ford” është përplasur me autobusin e linjës Roskovec- Fier, e për pasoje ka mbetur i lenduar vetëm drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal, jashtë rrezikut për jeten.
Ne vëndngjarje ka mberritur policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjale.