Të shtëna me armë zjarri gjatë natës në Tiranë, plagoset një 28-vjeçar (EMRI)

Gjatë orëve të natës, të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në zonën e ‘Komunës së Parisit’ në Tiranë.

Sipas raportimeve ka një person të plagosur, i cili ka marrë një plumb në kofshë, pa pasoja të rënda për jetën.

I plagosuri është identifikuar si Kristjan Kaçorri 28-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në një kioskë tek “Lulishtja” në Komunë të Parisit.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes teksa i plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës.


Shtuar 18.05.2025 09:33