Asgjë ndryshe nuk mund të pritej nga papa i ri, Papa Leo XIV. Deri vonë, nuk kishte siguri se ai do të zgjidhte të komunikonte përmes mediave sociale, ndërsa sot, llogaria që ai ka hapur ka parë një rritje eksponenciale, pothuajse si një yll interneti.
Ajo që është më e habitshme është rritja jashtëzakonisht e shpejtë e numrave. Ndërsa llogaria mbetet në thelb bosh me vetëm dy “karusel” fotosh, ndjekësit kanë mbërritur masivisht si pelegrinë në një vend të shenjtë (dixhital).
Dje, kur mediat italiane raportuan për hapjen e llogarisë në Instagram, numri i ndjekësve ishte më pak se dy mijë përdorues. Brenda dymbëdhjetë orësh arriti dhe tejkaloi 6 milionë ndjekës. Tani, është më shumë se 9.4 milionë, duke thyer rekord.
Përsa i përket llogarive të tjeram, ato që deri pak javë më parë ishin në duart e Papa Françeskut, u transformuan në “Arkiva”. Dhe para kësaj, emri i profileve të X dhe Instagram u ndryshua në “Apostolica sedes vacans”.
Pastaj dje, të martën 13 maj, mbërriti komunikimi nga Dikasteri për Komunikim: Papa Leo XIV “trashëgon në X llogaritë @Pontifex që ishin përdorur tashmë nga Papa Françesku dhe para tij nga Papa Benedikti XVI”.