Njësia 10 në Tiranë/ Ja cilët janë kandidatët që kanë arritur të marrin më shumë vota

Në njësinë numër 10 në Tiranë, nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka surprizuar Ilir Alimehmeti, i cili ka marrë 848 vota.

Raportohet se Jorida Tabaku, ka marrë një numër të lartë votash, 590 në këtë njësi.

Te Lëvizja bashkë, Blerta Aliaj, ka marrë 95 vota. Lulzim Basha nga Koalicioni Euro-Atlantik në njësinë 10 ka marrë 29 vota.

 

 

Sa i përket PS-së, Blendi Gonxhe, ka arritur të marrë 5080 vota, Fatmir Xhafaj, ka marrë 1722 vota, Erion Braçe, ka marrë 624 vota. Ervin Hoxha, ka marrë 376 vota.


Shtuar 12.05.2025 12:14