Ditën e sotme më 11 Maj, Shqipëria voton për Parlamentin e ri, ku mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar të dhënat sa i përket pjesëmarrjes në votime deri në orën 13:00.
Deri në këtë orë, pjesëmarrja është 26.98 përqind.
Kanë votuar në total, mbi 575 mijë qytetarë në rang vendi.
Pjesëmarrja deri në orën 12:00, kujtojmë se ishte 23.04 përqind.