Pakistani dhe India kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulme me dronë dhe raketa gjatë natës, me Delhin që pretendon se ka penguar sulme në më shumë se një duzinë qytetesh dhe Islamabadi që pretendon se ka rrëzuar 25 dronë indianë.
Nga këto akuza të ndërsjella shënuan një përshkallëzim të ashpër të konfliktit midis dy kombeve të armatosura me armë bërthamore.
Ndërkohë, Pakistani është shprehur se që nga mëngjesi i së mërkurës, 31 persona janë vrarë dhe 57 të plagosur nga sulmet ajrore në Kashmirin, si dhe nga të shtënat përgjatë Vijës së Kontrollit.
Gjithashtu, ushtria indiane thotë se të paktën 16 civilë u vranë nga bombardimet pakistaneze në anën e saj të kufirit.