Berisha nxjerr faktet: Gjyqtarja Irena Gjoka është dënuar me burg në Greqi (DOKUMENTI)

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur në SPAK, për të zbatuar masën e sigurisë ’’detyrim paraqitje’’, për dosjen Partizani.

Në dalje, Berisha zbuloi mesazhin që la brenda zyrave të SPAK-ut duke shtuar se publikoi një provë, sipas tij, zbulon fytyrën e drejtësisë.

“Paraqes para shqiptarëve një një provë tronditëse që zbulon fytyrën e shëmtuar kriminale të eksponentëve të kësaj drejtësie të Edi Ramës.

Unë lashë këtë shënim:Amnistia elektorale është krim i shëmtuar antikushtetues i altin dumanit, shërbëtor i Edi Ramës, i cili kërkon që të shndërrojë kushtetutën në duman kushtetutë dhe firma e Sali Berishës”, tha fillimisht Berisha.

Në një deklaratë për mediat, Berisha ka hedhur akuza për gjyqtaren Irena Gjoka, teksa shpreh se është e përdorur si skllave nga Edi Rama dhe Altin Dumani.

Ndër tjera, Berisha ka thënë se Gjoka ka qenë e dënuar nga gjykata e Janinës në Greqi për falsifikim, pasaporta e viza.

Gjithashtu, i pyetur nëse ka fakte për akzuat që hedh ndaj gjyqtares, kreu i opozitës është ka treguar dokumentat që tregojnë faktet e dënimit të saj.

“Ju do të mësoni se, njeriu që kryesonte Gjykatën Speciale të shqiptarëve, ishte një delikuente e paftyrë, e pa moral, e pa karakter, e dënuar me burg në vendet fqinj, dhe përdorej si skllave nga Edi Rama dhe regjimi aktual.

Irena me 5 mbiemra, e përfolur për ryshfete gjysëm milionëshe, jo në një por në disa raste, rezulton se në vitin 2005 është dënuar nga kolegji penal i Janinës, me burg dhe gjobë. Kjo monstër, në vend që të vuajë dënimet, është lartësuar në kryetaren e Gjykatës Speciale, nga Edi Rama, Taulant Balla dhe është keqpërdorur në shkallë ekstreme nga Altin Dumani.

Nga viti 2005, vit i dënimit të saj, të cilin e ka fshehur në kolektiv, bën të pavlefshme absolutisht çdo vendim të saj, në përputhje me vendimet e Gjykatës së Strasburgut… Dokument zyrtar dhe me vulë dhe me firmë nga Gjykata e Janinës së Greqisë, që tregon se; Për këto arsye e dënon të pandehurën të shpallur fajtore me burgim 3 muaj dhe gjobë 1500 euro si dhe shpenzimet gjyqësore prej 73 eurosh.

Falsifikim pasaporte a vize, por është dënuar për falsifikim dhe është dënuar nga Kolegj Penal dhe jo administrativ. Është turpi i turpit të Ulsi Manjës, të këtij ministri i cili në regjistrimet telefonike rezulton se përveç 500 mijë euro nga emigranti, i kërkon edhe çantë Luis Vuiton. Dhe emigranti i thotë, për kë e do atë çantë, e dua për zonjën thotë, jo, jo e dua në intimitet, por nuk po hyj në intimitete”, tha Berisha, teksa publikoi dokumentin më poshtë:

 

 

 

 

 

 

 

Dokumenti i Gjykatës së Janinës i publikuar nga Berisha, tregon se “gjyqtarja është dënuar me 3 muaj burg dhe gjobë 1500 euro”.

Berisha ka kërkuar që çdo vendim i Irena Gjokës të konsiderohet i pavlefshëm, duke shtuar se ajo është përdorur për interesa të ngushta politike dhe financiare.

 

 

 

 


Shtuar 5.05.2025 10:00