Edi Rama, Kryetari i Partisë Socialiste, në takimin përmbyllës elektoral në Shkodër, u kërkoi qytetarëve që të ndryshojnë kursin që kanë bërë gjatë 33 viteve të fundit.
Rama uroi që më në fund Shkodra të ndryshojë, t’i bashkohet fitores së socialistëve në të gjithë Shqipërinë.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Shpresoj që Shkodra të mos dalë veç nga treni i fitores tonë në të gjithë Shqipërinë, që Shkodra ta ketë kapërcyer problemin psikologjik që kishte falë këtyre dy viteve se me thënë të drejtën ma ka nxi jetën.
Vija këtu, fol e fol, kot. Bum! Humbje. Edhe thosha ca njerëzish janë këta, si ka mundësi që jetojnë mes plehrave, që jetojnë në këtë qytet që ka më shumë se të tjerët bekimet e zotit, me lum, liqen, det e mal dhe këta janë sikur jetojnë në 90.
Të paktën të thonë po mirë mo hajt ta provojmë njëherë këtë budallin e gjatë. Se i provuam këta të mençurit dhe na mbajtën në bërllok.
Komunizmi ka vdekur me kohë, edhe Shkodra i shërbente vetëm dy njerëzve një të vdekur dhe një të gjalli, që sot ka vdekur po kujton se është gjallë.
I pari Enver Hoxha, matanë në botën tjetër, ka jetuar me kënaqësinë që shkodranët i qëndruan deri në fund mallkimit të tij dhe u vetë izoluan me një komunizëm që nuk ekzistonte më.