“Egli e kapi një emision në Top Channel”, fansat janë të bindur, këngëtarja moderatore e këtij programi

Ka mjaftuar vetëm një foto në Instagram, që njerëzit të binden se Egli Tako do të jetë prezantuese e emisionit “Yjet e Diasporës” në Top Channel.

“Cila do të jetë moderatorja e gjysmëfinaleve dhe finales së “Yjet Shqiptarë të Diasporës”?”, kaq u desh, kjo pyetje nga faqja e Top Channel, që komentuesit të vërshonin në komente duke përmendur emrin e Egli Takos.

Egli dhe vetë programi nuk e kanë konfirmuar ende lajmin, por duket se janë marrë seriozisht fjalët e Ledionit në “Post BBVA 4”, ku sugjeroi se Egli duhet të konsideronte karrierën si moderatore.

“Yjet e Diasporës” është një program i cili ka si qëllim promovimin e talenteve të njerëzve që jetojnë larg atdheut. Sipas Ilir Shaqirit, autori i programit, çdo i ri i talentuar me prindër shqiptarë, ka shansin të tregojë aftësitë e tij dhe të mund të jetë një yll.


Shtuar 1.05.2025 16:58