Zgjedhjet e 11 majit/ Jorida Tabaku takohet me Reshat Arbanën: Qytetarët të zhgënjyer nga qeveria

Jorida Tabaku, është një prej kandidatëve më aktive të opozitës në listën e hapur të Qarkut të Tiranës, në lidhje me fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku bën me dije se ka takuar qytetarët në rrugën “Fortuzi” në kryeqytet, ku sipas saj, prej më shumë se një dekade janë zhgënjyer nga vështirësitë që u ka sjellë kjo qeveri.

“Tek Rruga Fortuzi, mes qytetarëve që të frymëzojnë me dinjitetin dhe forcën e tyre, por që prej më shumë se një dekade janë zhgënjyer nga vështirësitë që u ka sjellë kjo qeveri:

Më shumë taksa, më pak të ardhura dhe një jetë çdo ditë më e shtrenjtë.
Më 11 Maj kemi një mundësi reale për ndryshim.
Një votë për 1 është një votë për një qeveri që ka prioritet qytetarin!

Voto Partinë Demokratike

Voto Jorida Tabaku”, – shkruan deputetja demokrate.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm Tabaku është takuar edhe me Reshat Arbanën, një nga ikonat e filmit dhe teatrit vendas.

“Mirëmëngjes! Kënaqësi të takohesha me Reshat Arbanën, aktorin që i kushtoi jetën teatrit dhe kinematografisë shqiptare”, – shkruan Tabaku.

 


Shtuar 29.04.2025 11:18