Parashikimi i motit 29 Prill 2025, kthjellime dhe vranësira të shpeshta

Ditën e sotme në vendin tonë, do të mbetet mbizotërimi i motit të kthjellët në të gjithë 24 orëshin, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të dominohen zonat malore Verilindore – Juglindore.

Më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e pasdites. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje në vlerat minimale, por rriten maksimalet duke u luhatur nga 5°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës, deri në 28°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytete të Zonës së ulët.

Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor. Për pasojë brigjet detare do të jenë me dallgëzim të ulët.


Shtuar 29.04.2025 07:36