E rëndë në Berat, 40-vjeçari i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Duahans të Beratit. Një 40-vjeçar ka vendosur t’i japë fund jetës duke u vetëvarur.

Sipas raportimeve, viktima me inicialet F.K., ishte person me probleme të shëndetit mendor. Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së tij.

Viktima u gjet nga të afërmit të cilët kanë njoftuar më pas policinë për ngjarjen e rëndë. Uniformat blu bënë të mundur nxjerrjen e trupit nga zona e thepisur me pemë ku ishte vetëvarur 40-vjeçari.


Shtuar 28.04.2025 18:26