Fituesi i “Big Brother Vip Albania 4”, Gjesti ka marrë vëmendje, pasi këngëtari i njohur australian Dean Lewis, komentoi në një nga postimet e tij në “Instagram”.
Në video ku ishte përdorur kënga “With You”, Dean Lewis, reagoi me tre zemra të kuqe, një shenjë vlerësimi që tregon se muzika e Gjestit po dëgjohet përtej kufijve.
Ky moment është parë nga ndjekësit si një hap i rëndësishëm për afirmimin e artistëve shqiptarë në skenën globale.