Xhelal Mziu dhe nipi i tij dhunojnë një person, policia e referon ngjarjen në SPAK, çfarë ndodhi pas takimit elektoral të PD në Bulqizë

Mesditën e djeshme rreth orës 13:00 në fshatin Ostren në Bulqizë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur  pas një takimi elektoral të Partisë Demokratike.

Policia thotë se Xhelal Mziu dhe nipi i tij, kanë dhunuar një person, duke e goditur atë me grusht.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të njësisë administrative.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasit Xh. M., 58-vjeç dhe E. M., 36-vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33-vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren”, thote policia.

Ndaj dy personave është ngritur akuza për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, duke u hetuar për dhunën e ushtruar pas një takimi politik. Pas kalimit të çështjes në SPAK, pritet të merren masa ligjore ndaj xhaxhait e nipit, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasit Xh. M., 58-vjeç dhe E. M., 36-vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33-vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren.


Shtuar 25.04.2025 10:42