Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzon kërkesën e Veliajt për heqjen e sekuestros së celularit

Këtë të enjte, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, për heqjen e sekuestros së celularit të tij.

Mësohet se vendimi është marrë nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 24.04.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 107, datë 18.04.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit E.V., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 132 akti, datë 04.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kundërshtimin e vendimit të prokurorit për vleftësimin e sekuestros”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 132 Akti, datë 04.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.


Shtuar 24.04.2025 10:36