Edi Rama: Altin Dumanit shpatën ia dhamë ne, askush s’e njihte më parë, lideri i vërtetë i PD-së Ilir Vrenozi

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, mbajti komunikimin me qytetarët në rubrikën “Sy m’Sy” në rrjetet sociale, ku ka reaguar ndaj akuzave dhe fushatës së sulmeve personale kundër tij.

Ai foli edhe për zhvillimet që vijnë nga sistemi i drejtësisë dhe vargun e zyrtarëve nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.

“Altin Dumani, një burrë me integritet profesionalizëm dhe kurajë. Është bërë i njohur pikërisht sepse në drejtin e tij kanë ndodhur gjëra të paimagjinueshme, por ka një gjë, Dumani ka qenë prokuror prej shumë vitesh dhe po ky ka qenë.

Më integritet e profesionist, e me kurajë si tani. Por askush nga ju nuk e kishte dëgjuar, as unë nuk e dija që ekzistonte një njeri me këtë emër. Nuk thërriste dot njeri sepse nuk e kishte shpatën ishte i çarmatosur. Drejtësinë e armatosëm ne”, tha ai.

Ai i quajti “banalitete” dhe “turpe të pastra” akuzat për fotot e publikuara në rrjet, ndërsa sulmoi gjuhën e përdorur në tubimet e opozitës, duke veçuar deklaratat e Ilir Vrenozit në Korçë pak ditë më parë.

Rama theksoi se fushata aktuale nuk është e zbrazët nga temat, por përkundrazi, përfaqëson një moment kyç për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

“Ka turp më të madh kur thonë unë i paskam thënë fëmijëve më shihni fotot zhveshur? Këta nuk kishin turp kur i nxorën ato foto.

Në Korçë e mori fjalën lideri i tyre i vërtetë Ilir Vrenozi, shfrenojnë gjuhën me një fjalë feje që ekzaltohen me fjalën më të ulëta të shqipes të ulëritura në mexhelis. Këto janë historitë banale të këtyre ditëve.


Shtuar 24.04.2025 10:15