Homazhe në ambasadën e Vatikanit Papa Françeskun, Kryepeshkopi Joan: Një humbje e madhe, kujtimi i tij qoftë i përjetshëm

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi nga ambasada e Vatikanit në Tiranë, ku sot u zhvilluan homazhe në nderim të Papa Françeskut, e cilësoi ndarjen e tij nga jeta si një humbje të madhe dhe jo vetëm për komunitetin katolik.

Kryepeshkopi tha se e kishte takuar disa herë, teksa zbuloi se do të jetë prezent edhe në ceremoninë e varrimit. Më tej, ai u shpreh se përpjekjet e Françeskut për të ndihmuar njerëzit në nevijë, ishte një kontribut i rëndësishëm në botën e sotme.

“Papa Françesku ishte një humbje e madhe jo vetëm për komunitetin katolikë, por edhe më gjerë. Ai do të kujtohet gjithmonë për thjeshtësin e tij dhe për kujdesin që tregoi ndaj njerëzve në nevojë dhe në vështirësi duke u bërë zëri i atyre që nuk kishin zë. Në do të na mungojë ky zë në botën e sotme, por ne ngushëllohemi sepse tek perëndia nuk ka të vdekur, zoti është i të gjallëve dhe lutemi që kujtimi i tij qoftë i përjetshëm. Ne do të jemi edhe në ceremoninë e varrimit. Unë e kam takuar disa herë. Karakteristika e tij kjo ishte thjeshtësia dhe përpjekja për të ndihmuar njerëzit në nevojë për të kujtuar edhe mision e kishës, e cila duhet që të përpiqet që të ndihmojë njerëzit në nevojë dhe ky ishte një kontribut shumë i rëndësishëm i tij në botën e sotme”, tha ai.

Ambasada e Vatikanit në Tiranë po zhvillon homazhe në nderim të Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare. Homazhe bënë figura politike dhe fetare të vendit.


Shtuar 23.04.2025 18:07