Ditën e sotme, u zhvillua seanca gjyqësore në GJKKO, për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Seanca ndaj kryetarit të Bashkisë, i cili ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt, u mbajt në orën 13:00 dhe pak minuta me parë u vendos qe Veliaj të rikthehet në qelinë e paraburgimit në Durrës.
Gjatë seancës, gjykata u njoh me informacionin dy mujor dhe hetimor të kryera nga SPAK. Sipas Prokurorisë së Posaçme, në këto momente janë realizuar 114 hetimore, duke përfshirë kontrollin e celularëve të sekuestruar si dhe marrjen e dëshmisë.
Sa i përket masës së sigurisë, nuk ka patur ndryshim, Veliaj do vazhdojë të qëndrojë në masën e arrestit me burg.
Gjatë seancës, përfaqësuesit e SPAK kanë kërkuar që masa e sigurisë “arrest me burg” të vazhdojë.
Ndërsa, avokatët kanë kërkuar që masa e sigurisë të shuhet.