Një stuhi e shoqëruar me reshje shiu dhe breshëri të madhësisë së pazakontë ka goditur pasditën e sotme fshatrat Tregan dhe Bathës në Qarkun e Elbasanit. Sipas informacioneve, stuhia ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin bujqësor dhe pemëtarinë e zonës.
Sipas banorëve stuhia ka nisur papritur rreth mesditës dhe ka zgjatur për afro një orë duke lënë pas një panoramë të rëndë shkatërrimi në arat dhe fermat e shumta të zonës.
Fshatrat Tregan dhe Bathës janë të njohura për kultivimin e ullirit, qershisë, portokallit dhe rrushit ,kultura këto që përbëjnë një burim të rëndësishëm të ardhurash për familjet fermere të zonës.