Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë përmbytjet ekstreme në rrugët e Italisë teksa është lëshuar një alarm i kuq për mot të rëndë.
Veriu i vendit është goditur nga stuhitë, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut.
Rrugët dhe vendkalimet janë zhytur plotësisht nën ujin që buron, duke i kthyer kalimet në lumenj me rrjedhje të shpejtë.Ç
Pamjet e tjera tregojnë sipërfaqe të mëdha toke nën ujë, me fusha që ngjajnë me liqene të mëdha dhe të qeta, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Raportohet se rajoni i Piemonte, në veri-perëndim të Italisë, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të enjten pasi po përballej me motin e tmerrshëm.
Shiu i rrëmbyeshëm dhe stuhitë e pamëshirshme goditën zonën, duke shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje masive në trafikun dhe shërbimet hekurudhore.
Torino mbylli aksesin në zonat e brigjeve të lumit si masë sigurie dhe një stacion hekurudhor ndaloi plotësisht.
Milano mbylli parqet e tij të qytetit për shkak të shiut të dendur dhe erërave të forta, dhe brigada e zjarrfikësve në kryeqytetin Romë u thirr në mbi 100 incidente.
Ndryshe, shiu më intensiv parashikohet të bjerë në tokën tashmë të mbushur me ujë, por ekspertët shpresojnë se fundjava do të sjellë një pushim.