E ftuar në “Big Brother Fun Club”, Loredana Brati, komentoi për herë të parë daljen e saj nga shtëpia e “Big Brother Vip Albania”, duke ndarë ndjesitë e saj për situatat e fundit.
“Do të kisha pritur të shikoja klipin, të kaloja pak kohë me Jozin pas daljes nga BBVA, të kishim një moment për të diskutuar çfarë ndodhi… por nuk ndodhi”, u shpreh ajo duke treguar se ende nuk e ka përpunuar plotësisht situaten.
Loredana reagoi edhe ndaj veprimit të Jozit ndaj Gjestit, duke u distancuar:
“Ishte një pamje shumë e fortë, jo e mirë për t’u parë. Distancohem komplet nga gjesti i Jozit ndaj Gjestit, nuk ishte i pranueshëm. Më vjen keq që ai arriti ta bënte atë gjë.
Megjithatë, ajo theksoi se nuk pendohet për rrugëtimin e saj: “Nuk pendohem, do ta bëja sërish të njëjtën rrugë. Kam mësuar shumë”.
Në fund, Loredana shtoi se ka marrë një vendim në lidhje me Jozin, por nuk preferoi ta zbulojë publikisht: “Nuk dua ta agravoj situatën”.