Pas incidentit në “Big Brother”, ja ku shfaqet Jozi (VIDEO)

Të shtunën e kaluar gjatë primes së “Big Brother VIP Albania 4”, një ngjarje e paprecedentë ndodhi kur  Jozef Marku e goditi me shuplakë Gjestin, pak para se të largohej nga shtëpia.

Ky veprim shkaktoi reagime të menjëhershme jo vetëm Kosovë e Shqipëri, por edhe në mediat ndërkombëtare të showbizit, shkruan Insajderi.

Shumica e komentuesve i kanë dalë në mbështetje Gjestit, duke e cilësuar goditjen si një akt të papranueshëm dhe të ulët nga ana e Jozit.

Megjithatë, nuk kanë munguar as reagimet e ashpra kundër Gjestit, përfshirë edhe ofendime të rënda.

E deri tani Jozi nuk ishte shfaqur në publik. Nuk dihet pse, por ndoshta edhe nga frika, kjo pasi mori kërcënime nga fansat e Gjestit.

Së fundmi, është publikuar një video e tij, në rrjetet sociale teksa shfaqet në një “nejë”, i rrethuar me shokë. Nuk dihet saktë nëse video është bërë tani, apo është e vjetër.

 

@noway07800 #gjesti #egli #jozi #bigbrothervipalbania ♬ original sound – Noway 0780


Shtuar 15.04.2025 09:12