Egli tregon si do të vazhdojnë gjërat jashtë me Gjestin: Kam pikëpyetjet e mia… A do të ketë ai nevojë të më dëgjojë zërin…

U rikthye për herë të fundit këtë sezon, “Big Brother Radio” ku u zhvillua një bisedë e veçantë mes Jonida Aliçkollit dhe Egli Takos.

Dyshja shumë simpatike e nisën bisedën me një rikthim pas në kohë duke kujtuar rrugëtimin e banores dhe ndjenjat e saj ndaj Gjestit. Gjithashtu duke përmendur këtë eksperiencë dhe sa ka ndikuar në jetën e saj, dhe në vetë atë.

Jonida: Këto ditët e fundit, marrëdhënia juaj është në një tjetër stad, në cilën pikë është?

Egli: E konfirmova dhe dje bashkë me të, jemi bashkë. Uroj të bëhet më mirë, për mua kjo të qenurit bashkë është jashtë nga këtu dhe jo brenda. Kam pikëpyetjet e mija të jem realiste, lidhur me shumë biseda që kam zhvilluar me të, e shoh pak të luhatur… Nuk dua ta justifkoj me pjesën e moshës. Mënyra e tij, karakteri i tij që do të shijojë momentin.

Jonida: Nëse njëri-tjetrin ju e keni pranuar me gjithë të mirat dhe të këqijat që keni, ke një tjetër parashikim se si mund të jetë?

Egli: Nga ana ime do të jetë aq e përpiktë dhe aq luftarake saç ka qenë këtu brenda.
Edhe gjatë Prime dje, kam qenë duke folur jashtë me të dhe këtë po i thoja, që duhet të qartësohesh me veten tënde se çfarë po të sjell Zoti, se ndonjëherë i merr të mirëqenë…

Nga kjo përgjigje, Jonida e ka pyetur nëse kjo do të thotë se pas daljes nga ky edicion do të rinjihen dhe një herë, ndërsa përgjigja e Eglit ishte:

Do të flasim shumë gjëra që ndoshta këtu brenda bëhet shumë më e vështirë. Të shohim nëse do të kemi nevojë ne ta shohim njëri-tjetrin… A mundemi të jemi 24-7 pa njëri-tjetrin? A do të ketë ai nevojë të më dëgjojë zërin mua gjatë ditës apo të më thotë ‘a po vjen se po më merr malli pa të pa…’


Shtuar 14.04.2025 11:56