Sekretari i Përgjithshëm i PD dhe drejtuesi politik në Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka postuar një video duke festuar me të rinj në Lushnje për të cilën thotë se “po kërcejnë, jo nga belaja”.
“Festojmë për Shqipërinë Madhështore që po vjen pas 11 Majit!” – shkruan Bardhi.
Duket se reagimi ironizon zv/kryeministren Belinda Balluku e cila u shfaq duke kërcyer sot në Tiranë në hapjen e fushatës së socialistëve.
Nga sheshi Skënderbej, PS nisi sot zyrtarisht rrugëtimin elektoral për zgjedhjet e 11 majit.
Ndërsa një ditë më parë, ishin demokratët dhe koalicioni opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ata që çelën fushatën në sheshin Nënë Tereza, me pjesëmarrjen edhe të drejtuesit të fushatës, amerikanit Chris LaCivita.