Zoran Milanoviç, sipas exit pollit dhe sondazheve zyrtare është fitues i raundit të dytë të zgjedhjeve për president në Kroaci dhe po e mposht presidenten aktuale, Kolinda Grabar Kitaroviç.
Por cila është karriera e tij dhe si iu fut politikës Milanoviç?
Milanovic u lind në vitin 1966 dhe prej kohësh është pjesë e spektrit politik kroat. Milanovic filloi karrierën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kroacisë.
Ai shërbeu si këshilltar i Misionit Kroat në Bashkimin Europian dhe NATO dhe ishte asistent i ministrit për punë të jashtme për çështje politike multilaterale. Në këtë profesion, Milanoviç ishte edhe këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Mesa duket ruan ende një marrdhënie të mirë me socialistët shqiptarë, pasi Taulant Balla përcolli mbështetjen e tij publikisht për Milanoviç, duke e konsideruar fitues. Në vitin 2007, Milanovic u zgjodh president i SPD’së dhe formoi koalicionin me katër parti të qendrës së majtë, që fituan një mazhorancë të madhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011.
Ai u bë kryeministër atë vit dhe udhëhoqi vendin drejt antarësimit në BE. Kabineti i tij solli ndryshime në ligjet e taksave dhe filluan një sërë projektesh infrastrukturore.
Ai njihet si përkrahës i të drejtave të komunitetit LGBT. Shërbeu si kryeministër deri në vitin 2015. Në qershor të vitit 2019 ai zyrtarizoi fushatën për zgjedhjet presidenciale në Kroaci me sloganin “Një president me karakter”.