Gazetari i propozoi në emision, Era Rusi: S’jam për të të mbushur krevatin ty!

Këngëtarja Era Rusi ishte një ndër të ftuarat e puntatës së sotme të “E diell”, ku ka marrë një “propozim” nga gazetari Ervin Kurti.

Moderatorja Fjoralba Ponari e pyeti Erën nëse kishte në plan këtë vit të largohej nga shtëpia e prindërve, ndërsa këngëtarja tregoi se i ati nuk dëshironte që ajo të martohej.

Pas kësaj, Ervin Kurti e ftoi këngëtaren të jetonin bashkë dhe të ndanin krevatin që sipas tij, po rrinte bosh.

“Babain e Erës e kam takuar te ditëlindja e saj dhe e kishte me shumë merak. Po të them publikisht, unë kam shumë vite që jetoj vetëm, kam një krevat dopjo, duhet mbush ai krevati. Do vish të jetosh me mua?”

“Pse çfarë jam unë mbushësja e krevatit tënd? Ua, po ky!”- tha Era, duke bërë të ftuarit dhe publikun të qeshin.


Shtuar 5.01.2020 21:37