Barcelona në sulm për Romagnolin

Barcelona ëndërron të sjellë gjatë janarit qendërmbrojtësin e Milanit dhe Italisë, Alesio Romanjoli.

Katalanasit duan të plotësojnë repartin e mbrojtjes dhe përvoja e Romanjolit në Serinë do t’i leverdiste shumë kampionëve të Spanjës.

Por, Milani nuk mund të pranojë me një “po” të lehtë kalimin e 24-vjeçarit nga Italia drejt Spanjës.

“Djalli” pranon opsionin që Barça të ofrojë njërin prej futbollistëve të vet si dhe një sasi parash për të dhënë Romanjolin.

Dhe Barça është e gatshme të ofrojë mbrojtësin e vet, Todibo, i cili ka nevojë për eksperiencë.


Shtuar 5.01.2020 21:46