VIDEO/ B*mbë në Athinë, ja momenti i ngjarjes! Çfarë regjistruan kamerat

Video e mëposhtme tregon momentin e shpërthimit jashtë zyrave të kompanisë Hellenic Train në Avenue Syggrou të Athinës mbrëmjen e sotme. Materiali vizual ka regjistruar ndriçimin në momentin e aktivizimit të mjetit shpërthyes, i cili la pas dëme të vogla materiale.

Autoritet në vendngjarjes kanë grumbulluar mbetjet nga shpërthimi në mënyrë që të mund të ekzaminohen në laboratorët e mjekësisë ligjore. Sipas policisë nuk ka të lënduar, ndërsa nuk dihet se çfarë dëmesh ka shkaktuar shpërthimi pasi zona është bllokuar deri në përfundimin e hetimeve.

Hellenic Train është kompania e trenave në Greqi, e cila ndodhet në qëndër të hetimeve për aksidentin tragjik në Tempi para dy vitesh, ku humbën jetën 57 persona, shumica të rinj. Ngjarja ndodhet ende në qëndër të vëmendjes së opinionit publik të Greqisë, dhe gjithë partitë opozitare vazhdojnë të kritikojnë përsëri qeverinë e kryeministrit Mitsotakis për mbulimin e fajtorëve të aksidentit.

Shpërthimi vjen vetëm disa orë pas një konference për mediat nga komisioni i prindërve të viktimave të kësaj ngjarjeje, në të cilën specialistë nga fusha të ndryshme që punojnë vullnetarisht për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, kanë sjellë argumenta me të cilat kundërshtojnë një raport të një komisioni të ngritur nga qeveria për shkaqet e shpërthimit pas përplasjes së dy trenave.


Shtuar 11.04.2025 23:25

Tags: ,