Rritja e çmimit të banesave/ Ministrja Ibrahimaj: Do t’u vijmë në ndihmë për blerjen e shtëpive, ja plani që kemi për çiftet e reja

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar se PS planifikon të ndihmojë çiftet e reja në blerjen e banesave.

Ibrahimaj deklaroi se në 4 vjeçarin e ardhshëm, do të vendohet 300 mln euro në dispozicion për ndërtimin e apartamenteve me çmime të përballueshme.

“Çmimet e banesave janë rritur, një çift i ri shqiptar që nuk ka banesë në pronësi duhet të marrë kredi dhe do i duan 20 vite për ta shlyer, si në të gjitha vendet e botës, por ata që janë i kanë banesat ekzistuese i janë rritur të ardhurat sepse iu është dyfishuar apo trefishuar vlera e apartamenteve. Që pagat janë rritur ky është fakt, nuk ka kontestim.

Ne vetëm që kemi në plan tu vijmë në ndihmë të rinjve për blerjen e banesave, bashkitë japin kredi të buta, një program që financohet nga bashkitë dhe një akuzë nga enti rregullator i banesave. Ka të paktën 2 vite që qeveria ka një program për kredi të buta për punonjës të administratës. Në 4 vjeçarin e ardhshëm do të vihet një dispozicion një fond prej 300 mln euro pikërisht për programe për subvencionimin e pagesave apo ndërtimin e banesave të përballueshme. Programe të strehimit të cilat do të shkojnë në ndihmë të çifteve të reja, apo çifteve të reja që kthehen nga emigracioni.

Kur kemi hartuar programin kemi bërë analizat financiare, ekonomike e buxhetore, që të mos fusnim elementë që nuk mund t’i përmbajmë. Nëse shpenzojmë më shumë se sa kemi mundësi përfundojmë në kolaps, kemi arritur mbas shumë vitesh që të kemi një balancë pozitive, ne shpenzojmë aq sa mbledhim të ardhura, është tregues i rëndësishëm, na bën të jemi të besueshëm ndaj partnerëve ndërkombëtarë”, tha ajo.


Shtuar 11.04.2025 15:26