Të shtënat me armë zjarri në Fier/ Identifikohet gruaja e plagosur (EMRI)

Mesditën e sotme, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Sulaj në Fier.

Si pasojë e të shtënave, dyshohet se një grua ka mbetur e plagosur.

Raportohet se Suzana Mernica, ka marrë plagë në trup të shkaktuara nga një armë zjarri.

Më herët, policia njoftoi se kishte identifikuar edhe autorët e ngjarjes.

Mësohet se 50-vjeçarja po lëvizte me motor bashkë me të birin, në momentin e të shtënave.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.


Shtuar 9.04.2025 15:02