Pas përfundimit të rrugëtimit të tij në Big Brother VIP Albania, Aldo Marku ishte i ftuar në Fan Club, ku ndau me publikun reflektimet e para pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend.
I pyetur nga moderatorja se cila ishte gjëja më e çuditshme që ka dëgjuar ose lexuar për veten që nga dalja, Aldo tregoi:
“E para që më ka habitur është që nuk qenkam ndarë kurrë nga ish-bashkëshortja. Kjo më duket komplet e pavërtetë.”
Në studio nuk mungoi as komentimi i një videoje që është bërë virale në rrjetet sociale, ku Aldo shihet në një moment me Rizartën – një nga vajzat që ka qenë pjesë e shtëpisë.
Megjithatë, Aldo e mohoi kategorikisht çdo lloj konotacioni të asaj natyre:
“Nuk ka shanse. Asgjë e asaj natyre. Ajo është një vajzë që merret me palestër…”
Heidi me humor ndërhyri duke thënë:
“Për muskujt e barkut folëm ne…”
Ndërsa Aldo u përgjigj me vendosmëri:
“Ekzakt. Asgjë mes e poshtë, nuk ka shanse. Jo, jo.”