Parashikimi i motit 1 Prill 2025, si priten të jenë temperaturat gjatë ditës

Ditën e sotme, parashikohet rritje graduale e vlerave barike duke sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin Jugor-Juglindor, duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu.

Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim, do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin duke gjeneruar shira, ku herë pas here do të jenë rrebeshe.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 22°C vlera maksimale, e cila pritet në Durrës dhe Sarandë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi Verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.


Shtuar 1.04.2025 07:45