Nis ceremonia e fronëzimit të Kryepeshkopit Joan, të pranishëm drejtues të besimeve fetare e përfaqësues të politikës

Sot, në një ceremoni të shënuar me praninë e qindra besimtarëve dhe përfaqësuesve nga kishat e ndryshme të botës, do të fronëzohet Kryepeshkopi i ri, Joani.

Në këtë ceremoni, e cila ka nisur pak më parë marrin pjesë edhe krerët më të lartë të shtetit shqiptar, si dhe të ftuar nga Greqia.

Të lidhura

None found

Ceremonia do të shënojë fillimin e ushtrimit të plotë të detyrës së tij si drejtues i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Të pranishëm në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, janë përfaqësues nga besimet fetare në vend.

Po ashtu, prezentë janë edhe përfaqësues nga qeveria dhe politika, mes tyre Presidenti Bajram Begaj, ish-Presidentët Alfred Moisiu, Bamir Topi, si edhe lideri i PD, Sali Berisha.


Shtuar 29.03.2025 12:18