One Albania në lupën e hetimeve të SPAK për dosjen Veliaj! Çfarë ndodhi me serverat mbrëmjen e Krishtlindjeve në zyrat e kompanisë

Një prej kompanive për të cilat është shkruar në raportin prej 366 faqesh të Prokurorisë së Posaçme ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj është dhe kompania “One Albania”, e cila natën e Krishtlindjeve është sulmuar godina kryesore, ku ndodhen serverat qëndror për komunikimet dhe për financimet e kompanisë.

Sipas “Ora News”, mësohet se tre persona të maskuar kanë hyrë tek godina, ku prezentë kanë qenë dhe rojet e sigurisë dhe kanë thyer disa kompjutera.

Gjithashtu, bëhet me dije se “One Albania” nuk ka bërë asnjë reagim, pasi në polici nuk është bërë asnjë denoncim për këtë çështje, duke mos pasur asnjë hetim ligjor.

Kujtojmë se, një prej kompanive për të cilat është shkruar në raportin prej 366 faqesh të Prokurorisë së Posaçme ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj është dhe kompania “One Albania”, e cila deri në vitin 2024 i ka dhënë kompanisë Gogel Shpk me pronar vëllain e kryebashkiakut, Arbër Veliaj plot 551 milionë e 640 mijë lekë të reja për reklamë PR në media dhe fushata të ndryshme publicitare që nga nënshkrimi i kontratës.

Por edhe pse kompania ONE Albania bën këtë reklamë në hapësirën mediatike shqiptare, prapë ajo, nëpërmjet mekanizmave sipas SPAK ka gjetur rrugën për të marrë para nga Bashkia e Tiranës në tendera të veçantë që janë nxjerrë me zëra përkatës nga raporti i prokurorisë SPAK.


Shtuar 25.03.2025 19:13

Tags: ,