Pak pas mesnate reth orës 01:15, një sasi lënde plasëse i është vendosur një lokali në rrugën ” Ramazan Gaxherri”. Policia thotë sa ka vetëm dëme të vogla materiale.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 01:15, është marrë njoftimi se në rrugën “Ramazan Gaxherri”, në ambientin e jashtëm të një lokali të mbyllur në pronësi të shtetasit S. H, rreth 44 vjeç, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”.