Begaj vizitë zyrtare në Austri me ftesë të homologut Van der Bellen

Këtë të hënë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u nis drejt Austrisë për një vizitë zyrtare me ftesë të homologut austriak, presidentit Alexander van der Bellen.

Presidenti Begaj, sipas axhendës, pritet të takohet fillimisht me presidentin Van der Bellen, me të cilin do të mbajë dhe një konferencë të përbashkët shtypi.

Gjjithashtu, është parashikuar një takim me kryeministrin e ri të Austrisë, Christian Stocker.

Gjatë qëndrimit në Austri, Presidenti Begaj, do të takohet edhe me bashkatdhetarë që jetojnë në Vjenë dhe Landin e Sipërm të Austrisë, Linz.

Marrëdhëniet shqiptaro-austriake,  janë të hershme dhe kanë avancuar me bashkëpunimin në shumë fusha, bazuar në interesa të përbashkëta strategjike.

Austria mbështet anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, një proces, që edhe sipas programit të qeverisë së re të drejtuar nga kancelari Christian Stocker, duhet të kryhet pa vonesa.


Shtuar 24.03.2025 15:43