Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë, rrezikohen disa banesa

Fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës, është përfshirë sërish nga flakët.

Përhapja e zjarrit po favorizohet nga era e fortë, ndërsa janë në rrezik edhe disa banesa që ndodhen aty pranë.

Një re e madhe tymi ka mbuluar qytetin e Vlorës dhe gjithë zona kundërmon erë të rëndë prej mbetjeve.


Shtuar 24.03.2025 08:44