Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ministren e Energjisë, Belinda Balluku, për abuzime të rënda lidhur me blerjen e energjisë elektrike. Berisha ka theksuar se Balluku ka pasur një rol kyç në zbrazjen e digave dhe ka shitur energjinë me çmime të ulëta tek sekserët e saj.
Ai ka theksuar se këta sekserë e blinin energjinë për 40 euro dhe e shisnin më pas në bursë për 160 euro, ndërkohë që përfitonin 120 euro për çdo transaksion që ndanin me Ballukun dhe ‘mafien e energjisë’.
Berisha e quajti këtë një abuzim të madh dhe një skemë të dëmshme për ekonominë dhe interesat e vendit. Ai theksoi se ky ishte një proces ku përfitonin individë të lidhur ngushtë me qeverinë dhe ‘mafia e energjisë’, duke pasur në vëmendje se Shqipëria mund ta shiste energjinë në bursë për çmim më të lartë, por kjo mundësi po shmangej përmes këtyre manipulimeve.
“Abuzimet e tmerrshme që kjo qeveri bënte me blerjet e energjisë. Lubi Balluku zbraste digat dhe ua shiste sekserëve të saj energjinë me çmim qesharak. Sekserët e Lubisë që e blinin me 40 euro e shisnin në bursë, ku mund ta shiste Shqipëria vetë, me 160 euro. 120 euro i ndalin me Lubinë dhe mafien e energjisë”, ka deklaruar Berisha.