Ditën e sotme, gruaja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).
Xoxa është paraqitur së bashku me avokatin e saj dhe të bashkëshortit Veliaj, Maks Haxhia.
Ajo ka mbërritur në ambientet e SPAK, në kuadër të respektimit të masës së sigurimit“detyrim paraqitje”, të caktuar ndaj saj nga gjykata.