Akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut/ Ekstradohet sot nga Spanja Lulzim Berisha, ish-kreu i bandës së Durrësit

Ditën e sotme, pritet të ekstradohet nga Spanja në drejtim të Shqipërisë Lulzim Berisha, një nga eksponentët kryesorë të botës ës ë krimit, ish kreu i bandës së Durrësit.

Raportohet se vendimi për ekstradimin e Berishës, u mor ditën e djeshme nga autoritetet e drejtësisë spanjolle dhe sot janë duke u kryer modalitetet e fundit dhe detajet e fundit të Lulzim Berishës në drejtim të Shqipërisë.

Burime nga policia e Shtetit dhe Ministrisë së Drejtësisë, bëjnë me dije se oficerë të Interpolit kanë udhëtuar në drejtim të Spanjës, e po shihen mundësitë për linjën që do të ndiqet për ekstradimin e tij, pas muajsh të tërë arrestimi dhe përballje me drejtësinë spanjolle.

Lulzim Berisha, ish-kreu i bandës së Durrësit, aktualisht është duke u gjykuar në GJKKO për veprën penale të vrasjes të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal që ka të bëjë me ekzekutimin e kundërshtarit të tij të përbetuar Klodian Saliu.

Akuza është ngritur mbi bazën e rrëfimit të Luftar Reçi, i penduari i drejtësisë, por sipas SPAK ndaj tij ka edhe prova të tjera që vërtetojnë pjesëmarrjen e tij në krim.

Berisha i shpëtoi burgimit të përjetshëm pasi Gjykata e Larte e prishi këtë vendim dhe e dënoi me 25 vjet.


Shtuar 18.03.2025 12:10