Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren, Apeli lë në fuqi dënimin me 18 vite burg për Arjan Tasen

Gjykata e Apelit, ka  lënë në fuqi dënimin me 18 vite burg për policin Arjan Tase, i cili përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avadiaj.

Tase kishte apeluar dënimin e gjykatës së shkallës së parë në Vlorë që e kishte dënuar me 18 vite burg.

Sot Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë Vlorë.


Shtuar 12.03.2025 13:26