Rama nis takimet kokë më kokë me drejtuesit politikë të qarqeve

Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama, do të vijojë edhe këtë të diel takimet me drejtuesit politikë socialistë.

Mësohet se takimet do të zhvillohen tek Vila 31 në kryeqytet.

Parashikohen takime invididuale të kreut të qeverisë me drejtuesit politikë. Ndërkaq, takimet do të vijojnë edhe të hënën e të martën.

Për dy ditë radhazi, të premten dhe të shtunën, Rama mblodhi ministrat dhe drejtuesit politike të qarqeve në një takim informal në Pallatin e Brigadave.

Të hënën ne selinë rozë, kryeministri Rama, do të mbledhë bordin e diasporës, për të përcaktuar edhe detajet e fushatës elektorale me emigrantët.

Vetë kryesocialisti Edi Rama, ka shprehur ambicien për afro 1 milion vota, tanimë që në zgjedhje do të marrin pjesë edhe shtetasit që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Referuar të dhënave zyrtare, peshën më të madhe vota e diasporës do e ketë në qarkun e Tiranës dhe Fierit.


Shtuar 9.03.2025 10:19