Ka përfunduar takimi i nisur nga 13:00 e mesditës, i kryeministri Edi Rama me ministrat e qeverisë dhe drejtuesit politikë në qarqe po mbajnë një takim informal në Pallatin e Brigadave në kuadër të përgatitjes dhe analizës për zgjedhjet e 11 majit.
Mësohet se drejtuesit e qarqeve i kanë dorëzuar Ramës një listë paraprake për kandidatët potencialë për deputetë, për zgjedhjet e 11 majit dhe kjo listë pritet t’i nënshtrohet hallkës së fundit, siç është Kryesia e Partisë Socialiste.
Të mërkurën e 12 marsit përfundon edhe afati zyrtar që kanë partitë politikë për të dorëzuar listat shumëemërore të kandidatëve në KQZ.
Një pjesë e rëndësishme e takimit ishte edhe dorëzimi i propozimeve për kandidatë për deputetë në zgjedhjet parlamentare, ndërsa listat me kandidatët për deputetë dorëzohen më 12 mars.
Në takimin e së premtes u diskutua vetëm për programin elektoral në çdo sektor dhe se cila do të jete qasja në takime publike me qytetarët.
Një tjetër sfidë e rëndësishme për Partinë Socialiste është edhe përmbyllja e listës së kandidatëve për 12 qarqet, e cila duhet të dorëzohet në KQZ brenda 12 Marsit.
Kreu i qeverisë do të kalojë në sitë angazhimin e gjithsecilit për të bërë një vlerësim të punës së deritanishme, para se të vendosë edhe për skuadrën e kandidatëve.