Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi Koorporatën e Investimeve Shqiptare dhe drejtuesen e institucionit, Elira Kokona se po tjetërson pronat shtetërore me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
Rama ka gjetur një pëllumbeshë që tjetërson çdo pronë shtetërore sipas dëshirës dhe urdhrit të kryeministrit, tha Berisha gjatë konferencës nga selia blu.
Sali Berisha:
Piramida më e madhe e vjedhjes dhe mashtrimit në historinë e vendit, korporatën e investimeve shqiptare e cila është krijuar me destinacioni për menaxhimin e investimeve në bazë të një ligji anti-Kushtetues.
Kemi të bëjmë me dorëzimin e pronave të vlefshme shtetërorë në duart e Ramës dhe Kokonës që ka qenë në zyrat e kryeministrit.
Ajo kontrollon tani, korporatën e investimeve shqiptare dhe ka tagër të bëjë në kundërshtim me ligjet e prokurimeve publike, të pronave që përcakton se në momentin kur një pronë shtetërore tjetërsohet i kalon vetvetiu pronarit, në kundërshtim me kushtetutën që shpall të drejtën e pronës si të drejtë të pa kundërshtueshme, Rama ka gjetur një pëllumbeshë që tjetërson çdo pronë shtetërore sipas dëshirës dhe urdhrit të Ramës.