Ke pirë shishen e verës me vlerë 33 mijë euro/ Rama i kthehet komentuesit: Kjo është shpifje, ke prova?

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për herë të parë në lidhje me akuzat që ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj lëshoi ndaj tij pak kohë më parë, ku tha se kreu i qeverisë dhe koordinatori i tij me krimin e organizuar, Ergys Agasi, konsumojnë verën që kushton 33 mijë euro.

Teksa i kthen përgjigje një komentuesi në “Facebook”, Rama e ka quajtur shpifje këtë deklaratë të Ahmetajt.

Më tej, ai tha se shpifja në librat e shenjtë është e ndaluar, e po ashtu ai i ka kërkuar komentuesit nëse ka prova.

Ku e di ti këtë?

Të lejon Zoti yt të shpifësh. Shpifja në librat e shenjtë është e ndaluar. Do thuash e ke dëgjuar por kjo nuk do të thotë asgjë. Ke provë?  Qenka fiksuar shishja 33 mijë euro”, deklaroi kryeministri.

 


Shtuar 6.03.2025 09:16